Liga Profesioniste, a do të bojkotojë kampionatin shqiptar?

VOTONI SONDAZHIN

A DO TA FITOJË EDI RAMA MANDATIN E TRETË QEVERISËS?

Loading ... Loading ...

HERMES, agjensi udhëtimi

Liga Profesioniste po zhvillon ditën e sotme një mbledhje në ambientet e stadiumit “Air Albania”, ku në rendin e ditës është diskutimi i vazhdimësisë së bojkotit të kampionatit.


Drejtuesit e 10 klubeve shqiptare do të mblidhen edhe njëherë tjetër për të diskutuar vazhdimësinë e bojkotit.
Fundjavën që lamë pas, kapitenët zbritën në fushë dhe lexuan një letër në drejtim të qeverisë.
Ata ishin të vendosur për bojkotin e kampionatit, nëse qeveria nuk do të plotësojë kërkesat e Ligës Profesioniste.
Pak minuta më parë, Fidel Ylli është bërë pjesë e mbledhjes dhe pritet me interes çfarë do të vendosin pjesëmarrësit në këtë mbledhje.
Kujtojmë që Fidel Ylli është negociatori i qeverisë me Ligën Profesioniste dhe Federatën Shqiptare të Futbollit.
Orët në vijim do të sjellin një njoftim për vazhdimësinë e bojkotit të klubeve shqiptare dhe njëkohësisht nëse do të ketë dakordësi mes Ligës Profesioniste e Fidel Yllit.

Hilmi Saliu

Be the first to comment

Lini një Përgjigje