Kristal Abazaj kalon në Turqi, do luajë për Istanbulspor.

VOTONI SONDAZHIN

A DO TA FITOJË EDI RAMA MANDATIN E TRETË QEVERISËS?

Loading ... Loading ...

HERMES, agjensi udhëtimi

Kristal Abazaj do të luajë për Istanbulspor në sezonin e ri futbollistik 2020-2021.


Ish-sulmuesi i Kukësit do të gjejë në ekipin e ri edhe Eduart Rrocën që firmosi për klubin turk vetëm pak ditë më parë.
Kontrata e sulmuesit është 2-vjeçare dhe do të luajë në Kategorinë e Dytë me Istanbulspor.
Abazaj është ende në kontratë me belgët e Anderlecht por klubi belg e ka huazuar sërish sulmuesin për më shumë minuta në fushën e lojës.
Paga e lojtarit do të jetë 20,000 euro në muaj dhe do të paguhet nga të dyja klubet.
Njëri klub që zotëron kartonin e sulmuesit dhe klubi tjetër që ka huazuar lojtarin.
Kujtojmë se në sezonin e kaluar Kristal Abazaj luajti për Kukësin dhe ishte një nga lojtarët më në formë në Superligë.
Ai shënoi mjaft gola dhe gjithashtu asistoi për shokët e skuadrës.

Hilmi Saliu

Be the first to comment

Lini një Përgjigje