Covid-19/ Probleme në Universitetin e Vlorës dhe në një gjimnaz të Gjirokastrës

VOTONI SONDAZHIN

A DO TA FITOJË EDI RAMA MANDATIN E TRETË QEVERISËS?

Loading ... Loading ...

HERMES, agjensi udhëtimi

Universiteti Ismail Qemali në Vlorë ka mbyllur katin e parë dhe të dytë. Shkak për këtë është bërë konfirmimi si të prekur nga SarsCov2 i tre rasteve brenda institucionit. Në gjimnazin “Siri Shapllo” në Gjirokastër, një vajzë ka rezultuar pozitive dhe tamponi u është marrë gjithë klasës.

10 persona janë karantinuar dhe po presin përgjigjen e tamponit. Ndërkohë rektorati dhe departamenti i biologjisë pranë këtij universiteti janë mbyllur. Fillimisht u evidentuan si të prekur nga koronavirusi 2 pedagogë të departamentit të shëndetit publik si dhe disa punonjës të administratës po në këtë departament. Mësohet se këta pedagogë kanë ndihmuar nxënësit në përgatitjen për provime, pranë ambiente të institucionit.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje