Armando Broja debuton me gol në ndeshjen e parë me Vitessen.

VOTONI SONDAZHIN

A DO TA FITOJË EDI RAMA MANDATIN E TRETË QEVERISËS?

Loading ... Loading ...

HERMES, agjensi udhëtimi

Armando Broja ka gjetur rrugën e rrjetës me Vitessen në kampionatin hollandez, pasi sulmuesi shqiptar ka debutuar kundër Sparta Roterdam këtë fundjavë.


Sulmuesi shqiptar gjeti golin e parë në ndeshjen debutuese pavarësisht se në këtë ndeshje luajti vetëm 16 minuta.
Vitesse ka mundur me rezultatin e pastër 2-0 Sparta Roterdamin dhe ka dalë me 3 pikë nga kjo ndeshje.
Pandemia ka prekur edhe klubin hollandez, pasi trajneri i parë është infektuar me COVID-19 dhe kështu në stol ka qenë Edward Sturing.
Trajneri i ri për këtë ndeshje ka ngelur i mahnitur nga loja e sulmuesit shqiptar Broja dhe e ka cilësuar atë një lojtar me perspektivë për të ardhmen.
Broja kaloi nga Chelsea te Vitesse për më shumë minuta, pasi te anglezët e kishte shumë të vështirë të fitonte disa minuta në fushë.
Sidomos në këtë sezon të ri, ku Chelsea në repartin ofensiv ka të paktën 5-6 lojtarë që zëvendësohen me njëri-tjetrin.

Hilmi Saliu

Be the first to comment

Lini një Përgjigje