Shoqërohet 19 vjeçari, aksidentoi 46 vjeçarin

VOTONI SONDAZHIN

A DO TA FITOJË EDI RAMA MANDATIN E TRETË QEVERISËS?

Loading ... Loading ...

HERMES, agjensi udhëtimi

Fier – Aksident me pasojë plagosjen e një shtetasi ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Daullas të Fierit. Një 19 vjecar teksa udhëtonte me mjetin e tij tip Audi ka goditur duke plagosur një 46 vjecar.

Sot rreth orës 21:15, në fshatin Daullas, shtetasi K. E., 19 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Audi”, ka aksidentuar shtetasin T. Gj., 46 vjeç, banues në Daullas, Fier, i cili ishte duke lëvizur në këmbë.

46-vjeçari ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Eshtë shoqëruar drejtuesi i mjetit në Komisariatin e Policisë Fier dhe po kryhen veprimet proceduriale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje