PSG arrin fitoren e dytë rradhazi në kampionat.

VOTONI SONDAZHIN

A DO TA FITOJË EDI RAMA MANDATIN E TRETË QEVERISËS?

Loading ... Loading ...

HERMES, agjensi udhëtimi

Paris Saint Germain ka arritur të fitojë në transfertën e Nices, ku kampionët e Francës kanë shënuar plot 3 herë në këtë takim.


Parizienët kanë shënuar fillimisht me Mbappe nga pika e bardhë e penalltisë dhe më pas kanë shënuar Di Maria e braziliani Marquinhos.
Ky i fundit ka marrë shiritin e kapitenit pas largimit të Thiago Silvës drejt anglezëve të Chelsea.
Pas dy humbjeve, PSG ka gjetur vazhdimësinë dhe ka arritur të fitojë dy ndeshjet e rradhës.
Kampionët e Francës dhe nënkampionët e Europës në fillim të kampionatit kanë pasur shumë mungesa për shkak të COVID-19.
Disa prej lojtarëve janë rikthyer në skuadër dhe po marrin rezultatet e duhura në kampionat.
PSG është një prej ekipeve që shpenzon më së shumti në merkato dhe në këtë sezon të ri futbollistik do të kërkojnë sërish trofeun e Champions Leagues.

Hilmi Saliu

Be the first to comment

Lini një Përgjigje