Covid-19/ 4 viktima dhe 159 raste të reja

VOTONI SONDAZHIN

A DO TA FITOJË EDI RAMA MANDATIN E TRETË QEVERISËS?

Loading ... Loading ...

HERMES, agjensi udhëtimi

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat e Covid-19 në vend. Sipas informacionit zyrtar, nga 844 testime në 24 orët e fundit janë regjistruar 159 raste të reja. Të infektuarit janë kryesisht nga qyteti i Tiranës, Durrësit, Elbasanit dhe Shkodrës.

Task Forca e ministrisë po ashtu ka informuar se 4 pacientë: një 64-vjeçar nga Korça dhe 3 qytetarë nga Tirana, nuk e kanë fituar betejën me sëmundjen. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 185 pacientë, 15 në terapi intensive, nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

52 qytetarë janë shëruar duke e çuar në 6940 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë ndërsa 5083 persona mbeten ende aktivë.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje