Cikloni ul në gjunjë Greqinë, 2 viktima, njëri shqiptar

VOTONI SONDAZHIN

A DO TA FITOJË EDI RAMA MANDATIN E TRETË QEVERISËS?

Loading ... Loading ...

HERMES, agjensi udhëtimi

Cikloni ka gjunjëzuar Greqinë, duke shkaktuar deri më tani 2 viktima dhe përmbytje të mëdha ne vend.

Në disa pamje të publikuara nga mediat e vendit fqinj duket qartë shkatërrimi që ka lënë pas ‘Ianos’.

Ndërkohë, është shënuar viktima e dytë në Greqi, si pasojë e stuhisë që godit gjatë natës ishujt e detit Jon, Peloponezin Perëndimor, Thesalia dhe Kardica. Mësohet se bëhet fjalë për një fermer 63-vjeçar, trupi i të cilit u rrëmbye nga uji për shkak të shirave të furishëm.

Mediat greke raportojnë se pas disa orësh kërkimesh, është arritur të gjendet trupi i paketë i shqiptarit, identiteti të cilit nuk dihet.

Po ashtu, raportohet se nga shirat e rrëmbyeshëm është ndërprerë edhe energjia elektrike. Stuhia ‘Ianos’ është përshkruar si uragan mesdhetar.

Gjatë orëve në vijim, parashihet që të ketë reshje të furishme dhe erëra të fuqishme në zonat lindore dhe jugore të Greqisë tokësore, në jug të detit Jon, në veri të ishullit Evia, ishujt verior dhe perëndimor të kompleksit Cyklades, Chania në Kretë dhe ishujt e Egjeut.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje