Sherri/ Vdes babai, plagoset djali. Policia arreston autorin

VOTONI SONDAZHIN

A DO TA FITOJË EDI RAMA MANDATIN E TRETË QEVERISËS?

Loading ... Loading ...

HERMES, agjensi udhëtimi

Një sherr masiv në qytetin e Durrësit ka përfunduar me përdorimin e armës e për pasojë ka humbur jetën, një 39-vjeçar teksa djali i tij ka mbetur i plagosur.

Mësohet se ka humbur jetën Armando Baboçi, pasi kishte marrë plumb në bark, ndërsa djali i tij, Erald Gjini, i cili ka ndryshuar mbiemrin, (19 vjeç) ka marrë plagë në dorë dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Në vendin e ngjarjes policia gjeti një shkop bejsbolli, karrige që tregon se fillimisht sherri nisi me sendet e forta dhe më pas deri në përdorimin e armëve, duke regjistruar një viktimë. Në një njoftim zyrtar të policisë së Durrësit thuhet se është kapur autori dhe janë shoqëruar në polici 5 të tjerë të përfshirë në këtë sherr masiv. Urgjenca e spitalit të Durrësit ku ndodhet i plagosuri, është rrethuar nga policia

Be the first to comment

Lini një Përgjigje