Parma kalon në pronësi të amerikanëve për 100 milionë euro.

VOTONI SONDAZHIN

A DO TA FITOJË EDI RAMA MANDATIN E TRETË QEVERISËS?

Loading ... Loading ...

HERMES, agjensi udhëtimi

Klubi italian Parma ka kaluar në pronësi të amerikanëve për një shumë totale 100 milionë euro.


Kujtojmë që Parma është një klub me trofe në futbollin italian dhe njëkohësisht pronari i ri shihet si një pikë kthese për ekipin.
Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi në rrjetet sociale dhe tifozët e futbollistët janë gëzuar shumë për këtë lajm të ri.
Klubi emilian njoftoi se nga sot sipërmarrësi amerikan Kyle Krause ëshë aksioneri ri i shumicës së klubit.
Familja amerikane Krause zotëron mjaft biznese, ka një pasuri të madhe dhe së fundmi do të shpenzojnë para për të rikthyer Parmën në luftë për Europën.
Parma është klubi i katërt në Seria A që ka pronarë amerikan, pasi më parë amerikanët kanë blerë Milanin, Romën dhe Fiorentinën.
Së fundmi tani dhe Parma do të ketë pronar amerikan, ku nuk do të mungojnë investimet për të rikthyer Parmën në elitën e futbollit italian.
Tifozët e kanë shprehur lumturinë e tyre në rrjetet sociale, ku nuk ka munguar entuziasmi për pronarët e rinj të klubit emilian.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje