Kujdes o Titi, mos ngatërro seksin me komisionin konsesual

VOTONI SONDAZHIN

A DO TA FITOJË EDI RAMA MANDATIN E TRETË QEVERISËS?

Loading ... Loading ...

HERMES, agjensi udhëtimi

Vete gjuha ku dhemb dhëmbi, thotë populli, dhe nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, pasi u largua nga mbledhja e Këshillit Politik, në përpjekje për të sqaruar këtë vendim bëri një lapsus. Në vend të thoshte se u largua nga mbledhja për të ruajtur Këshillin nga “dëshira e shfrenuar e PS për ta kthyer në një organizëm konsensual” Vasili u shpreh gabimisht duke thënë “organizëm seksual”.

“Opozita si gjithmonë në këtë Këshill, ashtu siç bëri në marrëveshjen e 5 qershorit që e respektoi pikë për pikë, dhe sot po bën të pamundurën për të ruajtur Këshillin nga bojkotimi i anshëm i Partisë Socialiste, nga imponimi i njëanshëm i PS dhe dëshira e shfrenuar se saj për të kthyer Këshillin Politik si një organizëm seksual…organizëm konsensual në një instrument i cili thjesht dhe vetëm do të donte të imitonte permanentin e njëanshëm dhe një partiak që ekziston në Shqipëri”, tha Petrit Vasili.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje