Italia do të hapi stadiumet, do të lejohen 1000 tifozë.

VOTONI SONDAZHIN

A DO TA FITOJË EDI RAMA MANDATIN E TRETË QEVERISËS?

Loading ... Loading ...

HERMES, agjensi udhëtimi

Italia është gati për hapjen e stadiumeve, ku do të lejohen rreth 1000 tifozë në stadium.


Ministri Vinçenzo Spadafora ka konfirmuar se stadiumet në Itali do të hapen për publikun dhe ky është një lajm i mirë për të gjithë sportdashësit.
Spadafora e ka dhënë këtë lajm pas konsultimit me ekspertët e shëndetësisë në Itali.
Ministri thekson se në ditët e ardhshme vendimi për lejimin e tifozëve në stadium do të jetë zyrtar.
Kujtojmë që kampionati italian nis këtë fundjavë dhe është një prej kampionateve më të ndjekur në botë.
1000 tifozët që do të lejohen në stadium, sigurisht duhet të pajisen me maskë dhe të ruajnë distancën fizike nga njëri-tjetri.
Është hapi i parë drejt rikthimit të normalitetit dhe është një hap i rëndësishëm për lojtarët, klubet dhe futbollin në mbarë botën.
Tifozët janë element i rëndësishëm dhe i domosdoshëm në një ndeshje futbolli.

Hilmi Saliu

Be the first to comment

Lini një Përgjigje