Europa League/ Ndeshja vendimtare Young Boys – Tirana për fazën e grupeve

VOTONI SONDAZHIN

A DO TA FITOJË EDI RAMA MANDATIN E TRETË QEVERISËS?

Loading ... Loading ...

HERMES, agjensi udhëtimi

Është hedhur në Nion të Zvicrës shorti për fazën e “Play Off” të Ligës së Europlës, ku Tirana do të luajë me kampionët e Zvicrës.
Kampionët e Shqipërisë do të përballen me Young Boys në “Play Off”, ku ndeshja do të luhet në Zvicër.


Realisht një përballje jo e lehtë për bardheblutë por në futboll ka gjithmonë të papritura.
Kjo ndeshje zhvillohet në datën 1 tetor dhe bardheblutë do të luajnë në transfertën e vështirë të Zvicrës.
Trajneri Egbo do të kërkojë mrekullinë dhe skuadra do të përgatitet maksimalisht për këtë sfidë tejet të rëndësishme në Ligën e Europës.
Kualifikimi për në fazën e grupeve të Europa League do të ishte një histori suksesi për bardheblutë dhe njëkohësisht do të arkëtonin shumë të ardhura.
Goglat e kanë vendosur Tiranën përballë një kundërshtari të vështirë por bardheblutë do të tentojnë deri në fund për të arritur fazën e grupeve.

Hilmi Saliu

Be the first to comment

Lini një Përgjigje