Zjarret afër Parkut Arkiologjik Bylis dhe Drenovë, dalin dëmet

VOTONI SONDAZHIN

A DO TA FITOJË EDI RAMA MANDATIN E TRETË QEVERISËS?

Loading ... Loading ...

HERMES, agjensi udhëtimi

Mallakastër – Bashkia Mallakastër ka nxjerr dëmet e shkaktuara nga dy zjarret që kanë rënë këto dy ditët e fundit një në Drenovë e tjetri fare pranë Parkut Arkiologjik Bylis në Hekal

Burime informacioni nga bashkia Mallakastër pohuan faktin se në zjarrin e shkaktuar në Drenovë është djegur një sipërfaqe në total 40 ha ku 25 ha kanë qënë të mbiella me ullishte, 10 ha me pishë të butë nën kurorë dhe 5 ha kanë qënë kullota. Zjari ka rënë në këtë zone në orën dy pas mesnate e vijoi deri në orët e pasdites së djeshme

Po në orën një pas mesnate duke u gdhirë dita e sotme  në Hekal, fare pranë Parkut Arkilogjik Bylis ka rënë zjarr I cili është bër e mundur të fiket rreth ores 9 të mëngjesit të sotëm. Nga zjarri u dogj një sipërfaqe afro 10 ha ku kanë qënë 700 rrënjë ullinjë mbi 10 vjeçar dhe 7 ha kullota

Po këto burime pohuan se dy zjarret e rënë në orët e vona të mesnatës kanë të bëjnë me zjarrëvënie të qëllimëshme pasi në këto zona janë vërejtur nga policia dhe vatra të mbiella me bimë narkotike.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje