KE: Kuvendi të heqë dorë nga ligji për median

HERMES, agjensi udhëtimi

Këshilli i Europës me anë të një deklaratë ka reaguar për ligjin për mediat. Përfaqësuesi i KiE, Stefan Schennach nxit Kuvendin që të heqë dorë nga ky projekt-ligj. “Nxis Kuvendin që të heqë dorë nga ky projekt ligj. Një ligj i tillë mund të ketë ndikim në lirinë e medias.

I referohem po ashtu Komisionit të Venecias për lirinë e medias. Edhe “Venecia” deklaron se ligji është i paqartë”, shprehet Schennach. Stefan Schennach shton se ndryshimet ligjore rrezikojnë të bëjnë dëm.

Më poshtë mund të lexoni të plotë deklaratën e Zotit Stefan Schennach:

Raportuesi i Përgjithshëm i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE) për lirinë e medias dhe mbrojtjen e gazetarëve ka shprehur sot shqetësimin e tij në lidhje me mundësinë e miratimit nga Parlamenti i Shqipërisë të një sërë ndryshimesh me objekt median online, pavarësisht kritikave ndërkombëtare, përfshirë edhe organizatat e lirisë së medias dhe Komisionit të Venecias.

“Legjislacioni i propozuar nga Kryeministri shqiptar si një “paketë anti-shpifje” me qëllim krijimin e një organizmi administrativ që do të ketë pushtetin të urdhërojë mediat e tjera të heqin lajme për çështje të tilla si “shkelja e dinjitetit të njerëzve”, nën kërcënimin e gjobave të rënda. Është e dukshme se një ligj i tillë ka një efekt pengues mbi lirinë e medias për shkak të përcaktimeve të përgjithshem”, tha raportuesi.

“Unë i referohen opinionit Numër. 980/2020, të Komisionit të Venecias, të lëshuar më 19 qershor 2020, I cili qartësisht deklaron se ligji vuan nga paqartësitë dhe do ët kishte një “efekt frenues”, duke shtypur diskutimin e lirë dhe diskutimin politik në Shqipëri, në internet. Unë ndaj të njëjtën pikëpamje me Komisionin e Veenecias se teksti i projekt ligjit, vetëm nëse redaktohet seriozisht shumë, rrezikon të bëjë më shumë keq se sa mirë në lirinë e shprehjes në Shqipëri, përqasa media online është e shqetësuar”, shtoi Mr Schennach. “Ndaj, unë nxis parlamentin shqiptarë të heqë dorë nga propozimet e tanishme dhe të rifillojë të gjithë procesin”, përfundoi Raportuesi.

Hits: 455

Be the first to comment

Lini një Përgjigje