Sergio Reguilon do të luajë për Tottenhamin në këtë sezon

VOTONI SONDAZHIN

A DO TA FITOJË EDI RAMA MANDATIN E TRETË QEVERISËS?

Loading ... Loading ...

HERMES, agjensi udhëtimi

Real Madrid dhe Tottenham kanë arritur marrëveshjen finale për kalimin në Angli të mbrojtësit të majtë Sergio Reguilon.


Gazeta e njohur “Marca” e konfirmon këtë transferim dhe saktëson se 23-vjeçari spanjoll do të kalojë te Tottenham për shifrën e 30 milionë eurove.
Zyrtarizimi i transferimit mund të bëhet nesër pasi të kryhen vizitat mjekësore të lojtarit në Angli.
Reguilon është mjaft i talentuar, ku sezonin e fundit luajti në Spanjë me Sevillan dhe arriti të bënte paraqitje dinjitoze sidomos në finalen e Europa Leagues ndaj Interit.
Marrëdhëniet mes dy klubeve janë të mira, pasi dhe më parë ka pasur transferime të bujshme si Luka Modric dhe Gareth Bale nga Tottenham te Real Madrid.
Disa ekipe angleze si Manchester United dhe Arsenal ishin në garë për shërbimet e mbrojtësit por në fund spanjolli i talentuar 23-vjeçar ka zgjedhur të luajë për Tottenhamin.

Hilmi Saliu

Be the first to comment

Lini një Përgjigje