
Liga Profesioniste ka reaguar ditën e sotme nëpërmjet sekretarit Dritan Kadia në lidhje me konferencën e djeshme për shtyp nga ministrja Anila Denaj dhe deputeti Fidel Ylli në lidhje me kërkesat e klubeve shqiptare dhe bojkotin e kampionatit.
Në reagimin e tij në rrjetet sociale, Dritan Kadia shkruan se e ndoqi me vëmendje konferencën dhe priste më shumë mbështetje nga qeveria.
Madje thekson se nuk mori asnjë përgjigje konkrete në lidhje me kërkesat e klubeve shqiptare.
Gjithashtu Dritan Kadia kërkon një takim me kryeministrin Edi Rama për zgjidhjen e këtyre problemeve sa më parë në të mirën e kampionatit shqiptar dhe në të mirën e futbollit shqiptar në përgjithësi.
Kujtojmë që klubet shqiptare kanë bojkotuar kampionatin deri në një afat të pacaktuar.
Më poshtë do të keni njoftimin e plotë nga sekretari Dritan Kadia.
Hilmi Saliu


Lini një Përgjigje