Në 19 shtator nis Seria A me duelin Fiorentina-Torino

VOTONI SONDAZHIN

A DO TA FITOJË EDI RAMA MANDATIN E TRETË QEVERISËS?

Loading ... Loading ...

HERMES, agjensi udhëtimi

Tifozët italianë do të presin edhe pak ditë nga nisja e Serisë A, pasi në datën 19 shtator fillon zyrtarisht kampionati italian.


Seria A nis në 19 shtator me duelin Fiorentina-Torino në orën 19:00.
Ky kampionat është një nga më të shikuarit, pasi konkurrenca është e madhe mes Milanit, Interit, Napolit, Romës, Lazios, Atalantës dhe Juventusit.
Në sezonin që lamë pas, bardhezinjtë u shpallën kampion dhe në vend të dytë u rendit Interi me vetëm një pikë diferencë.
Ekipet italiane kanë bërë një merkato të mirë duke afruar lojtarë cilësorë, pasi çdo ekip do të luftojë për titullin kampion dhe një vend në Champions League.
Asnjëherë në futboll nuk përjashtohen surprizat, pasi mund të ketë një ekip modest që mund të bëjë diferencën në kampionat.
Për sa i përket tifozëve në këtë fillim kampionati, ende nuk ka ndonjë të re pasi ndeshjet do vijojnë të zhvillohen pa tifozë.

Hilmi Saliu

Be the first to comment

Lini një Përgjigje