Marash Kumbulla zgjedh Romën për të luajtur në sezonin e ri futbollistik

VOTONI SONDAZHIN

A DO TA FITOJË EDI RAMA MANDATIN E TRETË QEVERISËS?

Loading ... Loading ...

Marash Kumbulla do të luajë në sezonin e ri për Romën dhe ky është një hap i rëndësishëm për mbrojtësin 20-vjeçar.


Klubet italiane që janë interesuar për qendërmbrojtësin kanë qenë të shumta por në fund Kumbulla zgjodhi Romën.
Mediat italiane raportojnë se 20-vjeçari do të nënshkruajë një kontratë me Romën për 5 vitet e ardhshme.
Klubi italian ka kryer një transferim cilësor në repartin e mbrojtjes, pasi në sezonin e kaluar Kumbulla ka luajtur shumë ndeshje me Veronën dhe ka bërë paraqitje shumë të mirë në qendër të mbrojtjes.
Fillimisht kalimi i mbrojtësit do të jetë në formë huazimi dhe më pas drejtuesit e Romës do të kenë të drejtën e blerjes përfundimtare të kartonit.
Shuma e transferimit është 30 milionë euro ndërsa paga e lojtarit do të jetë 1,5 milionë euro në sezon.
Realisht një pagë e konsiderueshme për mbrojtësin e ri Marash Kumbulla.
Qendërmbrojtësi do të zbarkojë nesër në kryeqytet për të kryer vizitat mjekësore dhe më pas do të bëhet prezantimi i tij në ambientet e klubit.

Hilmi Saliu

Be the first to comment

Lini një Përgjigje