Klubet shqiptare thuajse gati për ndeshjet e tyre në Europa League.

VOTONI SONDAZHIN

A DO TA FITOJË EDI RAMA MANDATIN E TRETË QEVERISËS?

Loading ... Loading ...

HERMES, agjensi udhëtimi

Laçi, Teuta dhe Kukësi zbresin nesër në fushën e lojës për të zhvilluar ndeshjet e tyre respektive në Europa League.


Klubet shqiptare i janë nënshtruar testeve për COVID-19, pasi ky është një rregull që po ndiqet nga çdo klub para ndeshjes sipas protokolleve të sigurisë nga UEFA dhe FIFA.
Kurbinasit kanë rezultuar të pastër dhe do të zhvillojnë ndeshjen e tyre nesër në orën 19:00.
Takimi mes Laçit e Hapoel Beer Sheva do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”.
Kukësi dhe Teuta ende nuk i kanë marrë përgjigjet e testeve për COVID-19
Kukësi luan ndaj Wolfsburg në orën 20:00 ndërsa Teuta në orën 16:00 luan ndaj spanjollëve të Granadës.
Deri më tani ekipet shqiptare janë paraqitur mjaft mirë në këtë kompeticion duke kaluar një raund dhe duke mbushur arkat e klubit me mijëra euro.

Hilmi Saliu

Be the first to comment

Lini një Përgjigje