Champions League/ Eleminohet Crvena Zvezda nga Omonia Nicosia

VOTONI SONDAZHIN

A DO TA FITOJË EDI RAMA MANDATIN E TRETË QEVERISËS?

Loading ... Loading ...

Crvena Zvezda është eleminuar mesditën e sotme në turin e tretë kualifikues nga qipriotët e Omonia Nicosia.


Ndeshja mes tyre ka përfunduar në barazim 1-1 dhe kanë qenë penalltitë që vendosën fituesin që kalon në raundin tjetër.
Sfida është zhvilluar me dyer të mbyllura, pa praninë e tifozëve dhe ka zgjatur 120 minuta.
Të parët që shënuan ishin qipriotët me Luftner dhe më pas serbët barazuan me Ivanic.
Të dy golat u shënuan në pjesën e parë dhe pjesa e dytë nuk rezervoi shumë spektakël.
Pas edhe 30 minutave shtesë që nuk prodhuan asgjë, ishin penalltitë që do të vendosnin fituesin.
Më e saktë në goditjen e penalltive u tregua skuadra qipriote, të cilët fituan me rezultatin 4-2.
Një humbje tani për serbët e Crvena Zvezda në këtë tur, pasi kaluan me shumë vështirësi Tiranën në stadiumin “Air Albania”.
Në këtë ndeshje, fati nuk ishte me serbët dhe këta të fundit eleminohen nga kompeticioni më i rëndësishëm europian.

Hilmi Saliu

Be the first to comment

Lini një Përgjigje