Të rinjtë/ Tirana – Dinamo, barazim pa gola në ndeshje miqësore.

VOTONI SONDAZHIN

A DO TA FITOJË EDI RAMA MANDATIN E TRETË QEVERISËS?

Loading ... Loading ...

HERMES, agjensi udhëtimi

Dinamo U21 dhe Tirana U21 janë përballur pasditen e sotme në një ndeshje miqësore mes tyre.


Takimi është zhvilluar në fushën “Skënder Halili” dhe ndeshja është mbyllur në barazim pa gola.
Si Tirana dhe Dinamo nuk arritën të gjejnë rrugën e rrjetës, sado që rastet për shënim nuk munguan.
Pavarësisht se ishte një ndeshje miqësore, takimi u zhvillua me një ritëm të lartë dhe ekipet bënë më të mirën e tyre.
Rastin më të mirë për gol e pati Dinamo me Brahjan por ky i fundit humbi një penallti.
Të dyja akademitë e kryeqytetit janë me lojtarë të rinj shumë të talentuar, të cilët kanë shansin të luajnë në ekipin A.
Me pak fjalë janë të rinj mjaft premtues për të ardhmen dhe jo vetëm brenda Shqipërisë.
Ndeshjet miqësore janë një test për të parë gjendjen e lojtarëve që kanë ekipet në dispozicion.

Hilmi Saliu

Be the first to comment

Lini një Përgjigje