Gilberto Gega rikthehet në fushë me të rinjtë e AEK-ut

VOTONI SONDAZHIN

A DO TA FITOJË EDI RAMA MANDATIN E TRETË QEVERISËS?

Loading ... Loading ...

HERMES, agjensi udhëtimi

Gilberto Gega është një talent shqiptar, i cili në fillimet e tij bënte paraqitje dinjitoze me të rinjtë e AEK-ut në Greqi.


Luante rregullisht, shënonte dhe asistonte por dëmtimi në gju e penalizoi për të luajtur muaj me rradhë.
Performancat e tij ishin shumë të mira, aq sa i tërhoqi vëmendjen akademisë së Milanit për shërbimet e tij.
Fatkeqësisht fati nuk ishte me të në këtë drejtim dhe u desh të mungonte shumë muaj.
Larg fushës së lojës do të ishte edhe më e vështirë për të, por pas një kohe të gjatë rikthehet në fushë me të rinjtë e AEK-ut.
Ka luajtur saktësisht 28 minuta me AEK U19 dhe ka qenë një emocion i madh për të riun rikthimi në fushën e blertë.
Drejtuesit e klubit besojnë dhe urojnë që Gilberto Gega të kthehet në formën e mëparshme, ku ishte një element që linte gjurmë në çdo ndeshje.
Talenti shqiptar është vetëm 17 vjeç dhe i ka të gjitha mundësitë të rikthehet edhe më i fortë në fushë.

Hilmi Saliu

Be the first to comment

Lini një Përgjigje