Dortmund kalon me rezultatin 0-5 Duisburg.

VOTONI SONDAZHIN

A DO TA FITOJË EDI RAMA MANDATIN E TRETË QEVERISËS?

Loading ... Loading ...

HERMES, agjensi udhëtimi

Dortmund kalon me lehtësi ndeshjen e kupës së Gjermanisë pasi kanë fituar me rezultatin e thellë 0-5 ndaj Duisburgut.


Kjo ndeshje ka rezultuar mjaft e lehtë për djemtë e Favre, të cilët kanë dhuruar spektakël dhe plot 5 gola.
I pari që shënoi për Dortmund ishte Sancho në minutën e 14-të të takimit me anë të një penalltie ndërsa në minutën e 30-të dyfshoi rezultatin talenti 17-vjeçar Bellingham.
Më pas në minutën e 39-të shënoi belgu Thorgan Hazard dhe pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-3.
Verdhezinjtë në këtë pjesë të parë janë paraqitur mjaft mirë dhe kanë dominuar 45 minutat e para të ndeshjes.
Sërish pjesa e dytë nisi me gola dhe Dortmund shënoi dy gola të tjerë.
Përkatësisht shënuan Reyna dhe kapiteni Reus, ky i fundit rikthehet pas një dëmtimi të rëndë që e la jashtë fushës së lojës për disa muaj me rradhë.
Dortmund kalon me lehtësi këtë raund dhe djemtë e Favre kanë dominuar gjithë takimin.
Kujtojmë që verdhezinjtë kanë një ekip mjaft të talentuar me lojtarë të rinj që japin maksimumin në çdo ndeshje.

Hilmi Saliu

Be the first to comment

Lini një Përgjigje