Chelsea fiton në ndeshjen e parë ndaj Brighton në Premier League.

VOTONI SONDAZHIN

A DO TA FITOJË EDI RAMA MANDATIN E TRETË QEVERISËS?

Loading ... Loading ...

HERMES, agjensi udhëtimi

Chelsea e ka nisur mjaft mirë sezonin e ri në Premier League duke fituar në ndeshjen e parë ndaj Brighton me rezultatin 1-3.


Blutë e Londrës kanë dominuar kundërshtarin në gjithë takimin dhe kanë shënuar plot 3 gola në transfertë.
Ndeshja u zhbllokua në minutën e 23 me anë të një penalltie të ekzekutuar nga mesfushori Jorginho.
Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-1 dhe djemtë e Lampard ishin në avantazh.
Sapo nisi pjesa e dytë e takimit, Brighton kërkoi shumë herë golin e barazimit por vetëm në minutën e 54 të takimit do të barazonin rezultatin.
Golin për vendasit e shënoi Trossard dhe takimi u duk sikur do të merrte një rrjedhë tjetër.
Pak minuta më vonë, Chelsea do të shënonte edhe 2 gola të tjerë që do të vulosnin fitoren në transfertë ndaj Brighton.
Golin e avantazhit për Chelsea në 1-2 e shënoi James me një goditje të fortë, aq sa ky gol bëri xhiron e mediave britanike.
Ndërsa golin tjetër e shënoi mbrojtësi Zouma, i cili vulosi përfundimisht triumfin e djemve të Lampard.
Kjo fitore e bukur dhe me gola i jep 3 pikët e para në kampionat londinezëve.
Blutë e Londrës dominuan, luftuan dhe në fund morën rezultatin që kërkonin para takimit.
Kujtojmë që Chelsea me blerjet e bëra në këtë merkato është pretendent për titullin kampion.

Hilmi Saliu

Be the first to comment

Lini një Përgjigje