Autoritetet britanike në kërkim të dy shqiptarëve në kërkim ndërkombëtar.

VOTONI SONDAZHIN

A DO TA FITOJË EDI RAMA MANDATIN E TRETË QEVERISËS?

Loading ... Loading ...

HERMES, agjensi udhëtimi

Ekipet e ekstradimit në Britaninë e Madhe u kanë bërë thirrje qytetarëve të ndihmojnë në kapjen e dy shqiptarëve, të cilët janë në kërkim në territorin britanik.


Policia britanike ka publikuar edhe identitetin e dy shqiptarëve që janë në kërkim ndërkombëtar.
Shqiptarët e shpallur në kërkim janë Korab Halilaj 39 vjeç dhe Festim Korra 43 vjeç.
Shtetasi Korab Halilaj dyshohet se fshihet në Northampton dhe autoritetet britanike po punojnë për kapjen e tij dhe të shtetasit tjetër Festim Korra.
Saktësisht për Korab Halilaj, Australia ka lëshuar urdhër-arresti për trafik droge ndërsa Festim Korra kërkohet nga drejtësia shqiptare për një vrasje të ndodhur në vitin 2013 në Shqipëri.
Dyshohet se Korra qëndron në Britani dhe përdor identitet të rremë në mënyrë që mos të kapet nga autoritetet britanike.

Hilmi Saliu

Be the first to comment

Lini një Përgjigje