Tension në Ballsh, policia sulmon me sprajt naftëtarët

VOTONI SONDAZHIN

A DO TA FITOJË EDI RAMA MANDATIN E TRETË QEVERISËS?

Loading ... Loading ...

Situatë e tensionuar në uzinën e Ballshit. Naftëtarët po tentojnë të çajnë kordonin e policisë për tu futur në uzinë.

Ashtu siç paralajmëruan tre ditë më parë, naftëtarët e Ballshit kanë vijuar me përshkallëzimin e protestës këtë të hënë.

Ata po tentojnë të futen me forcë në uzinë. Para dyerve të rafinerisë është vendosur një kordon policie.

View this post on Instagram

Gaz lotsjelles mbi naftetaret ne Ballesh

A post shared by ALB365 (@alb365.al) on

Kërkesat e tyre mbeten të njëjta: T’u shlyejnë detyrimet e prapambetura dhe pastaj të mbyllin rafinerinë, ose të nisë puna në uzinë, por me kontratë.

“Të na japin detyrimet dhe uzinën ta çojnë për skrap ku të duan. Vijnë e vjedhin dhe nuk ngopen, ishalla e paguajnë. Shteti të na japë çfarë na detyrohet. Kemi fëmijët në shkollë, nesër fëmijët tanë mund të ulen në karriget e tyre, nëse bëhen si këta politikanë, mos u bëfshin kurrë”, tha një naftëtar i revoltuar.

“Duam lekët tona!” thirrën më pas ata në kor.

Fillimisht u tentua të hyhet me forcë në portën kryesore dhe më pas në një tjetër hyrje.

Ndërkohë që forca të shumta policie janë në vendngjarje dhe sipas njoftimeve të fundit ata kanë përdorur sprajt për të ndaluar marshimin e naftëtarëve.

Syri.net mëson gjithashtu se është shoqëruar një naftëtar nga ana e policisë, por është liruar pak më vonë.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje