Manchester City nuk dorëzohet për senegalezin Koulibaly.

VOTONI SONDAZHIN

A DO TA FITOJË EDI RAMA MANDATIN E TRETË QEVERISËS?

Loading ... Loading ...

Pep Guardiola dëshiron me çdo kusht mbrojtësin senegalez Koulibaly.
Ky i fundit ka vite që po luan mjaft mirë dhe ka tërhequr vëmendjen e shumë klibeve.


Manchester City është i vendosur për të blerë shërbimet e mbrojtësit, madje janë gati të ofrojnë para plus kartonin e një lojtari tjetër.
Senegalezi do të largohet nga Napoli dhe presidenti De Laurentis nuk dëshiron ta pengojë mbrojtësin për kalimin te Citizens.
Problemi i vetëm është formula e kalimit, pasi Napoli dëshiron të përfitojë sa më shumë para nga ky transferim.
Një opsion tjetër për kalimin e senegalezit është para plus kartonin e mbrojtësit të majtë Zinchenko.
Ukrainasi ka pasur pak minuta në dispozicion dhe kalimi te Napoli do të ishte një hap i rëndësishëm për të luajtur më shumë minuta.
Citizens shpenzojnë shumë në merkato dhe janë të gatshëm të blejnë çdo lojtar që kërkon trajneri Pep Guardiola.
Kujtojmë se Manchester City u rendit i dyti në klasifikimin final të Premier Leagues në sezonin që lamë pas dhe këtë vit dëshirojnë rikthimin te titulli kampion.

Hilmi Saliu

Be the first to comment

Lini një Përgjigje