Alketa Vejsiu në Sanremo, por këtë radhë si…

VOTONI SONDAZHIN

A DO TA FITOJË EDI RAMA MANDATIN E TRETË QEVERISËS?

Loading ... Loading ...

Alketa Vejsiu do të prezantojë sërish festivalin Sanremo. ‘Duket tashmë e sigurt” shkruajnë disa nga mediat italiane.

Më konkretisht e përjavshmja ‘Chi’ shkruan se më 2021 do të jetë Alketa Vejsiu ajo që do të prezantojë në skenën e Sanremos, por kësaj here ndryshe. Sipas ‘Chi’, prezantuesja e njohur shqiptare do të jetë e vetme në prezantim në njërën nga 5 netët e festivalit të 71-të të Sanremos.

“Prezantuesja shqiptare Alketa Vejsiu, e pranishme vitin e shkuar në Festivalin e Sanremos, do të jetë një ndër prezantueset e kastit në edicionin e ardhshëm, me një rol krejtësisht të sajin”-shkruan e përjavshmja italiane ‘Chi’.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje