Kosova ndalon vajin e palmës, ja rerziqet prej tij

VOTONI SONDAZHIN

A DO TA FITOJË EDI RAMA MANDATIN E TRETË QEVERISËS?

Loading ... Loading ...

Vaji i palmës vlerësohet të jetë i dëmshëm për shëndetin e njeriut. Ekspertët e ushqimit bëjnë thirrje që ai të konsumohet sa më pak.

Ky vaj, përveçse është i pashëndetshëm, ai ka ndikuar edhe tek puna e fermerëve të qumështit e të tjerëve në Kosovë.

Ndërkaq, edhe viteve të kaluara u rrit alarmi se në tregun kosovar po shitet ky produkt e produkte tjera që kanë përmbajtje të vajit të palmës, por që konsiderohet të jetë i dëmshëm.

Disa ekspertë patën thënë se nëse përdoret vaji i palmës në sasi më të lartë, për 13 vjet shumica e arterieve mbyllen dhe kërcënojnë infarktin.

Vaji i palmës prodhohet nga fruti i pemës së palmës dhe rritet kryesisht në vende tropikale. Sasia e madhe e yndyrave të ngopura dhe numri shumë i madh i kalorive e bën vajin e palmës të rrezikshëm për shëndetin e njeriut. Vajin e palmës e gjeni më së shumti tek ëmbëlsirat.

Në anën tjetër, vaji i palmës është më i lirë.

Ushqimet e përgatitura me vaj palme sjellin shtim në peshë, problem me zemrën dhe sëmundje të tjera kronike.

Me kalimin e kohës, përdorimi i vajit të palmës të çon drejt goditjeve në zemër dhe infarkteve.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje