Rama – Kryebashkiakëve: Gjejini si të doni, i dua 800 mijë vota.

HERMES, agjensi udhëtimi

Pas takimit që pati me deputetët e grupit parlamentar socialist, kryeministri Edi Rama mblodhi sot në Elbasan këtë pasdite kryebashkiakët socialistë.

Në takimin me dyer të ku ishte i pranishëm edhe zëvendëskryeministri Erjon Braçe, Rama përballi për dy orë kryebashkiakët socialistë me kritikat e deputetëve.

Kreu i PS-së ka kërkuar nga kryebashkiakët sigurojnë 800 mijë vota për Partinë Socialiste në zgjedhjet e ardhshme. Kryeministri tha se nuk pranonte asnjë justifikim për mos arritjen e këtij objektivi dhe kryebashkiakët duhet t’i gjejnë votat me patjetër.

Kërkesa e Edi Ramës që ngjan më tepër si ultimatum rrezikon të hedhë në erë procesin zgjedhor. Pas 8 vitesh pushtet socialistët nuk arrijnë dot në asnjë mënyrë 800 mijë vota. Me zgjedhje të lira dhe të ndershme, socialistet mund të arrijnë minimumin historik të kësaj partie. E vetmja mënyrë për të kapur 800 mijë vota është që kryebashkiakët që nisin që tani nga procesi i manipulimit të zgjedhjes së votave. Me punësime të paligjshme, me presione, kërcënime dhe vjedhje të votave në kuti, vetëm kështu arrihet objektivi i Edi Ramës.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje