Maliqi: Opozita e Bashkuar i fiton zgjedhjet

VOTONI SONDAZHIN

A DO TA FITOJË EDI RAMA MANDATIN E TRETË QEVERISËS?

Loading ... Loading ...

HERMES, agjensi udhëtimi

Në shtator fillon sesioni i ri parlamentar, dhe teksa na ndajnë pak muaj nga zgjedhjet parlamentare deputeti Lefter Maliqi, beson se opozita e bashkuar do t’i fitojë zgjedhjet. I ftuar në ‘RTV ORA’, Maliqi, tha se kryeminstri Edi Rama nuk e dorëzon lehtë pushtetin.


“Një pushtet që merret me manipulim, krim, dhe vjedhje, asnjëherë nuk është në shërbim të elektoratit. Ne këtë e kemi parë gjatë këtyre viteve. Nuk diskutohet që në zgjedhjet e ardhshme, që unë them të bëhet sa më shpejt, opozita e bashkuar pavarësisht mangësive që ka, është e sigurt në fitore. Rama nuk e dorëzon pushtetin lehtë, përveç një mobilizimi total në çdo qendër votimi, në çdo KZAZ, duke qenë opozita kompakte dhe e bashkuar ndaj këtij sekti kriminal”,- tha Maliqi. Sipas tij, në vjeshtë do ketë një zgjim të madh nga qytetarët kundër qeverisë, dhe se do dinë të votojnë në zgjedhjet e ardhshme. Maliqi e etiketoi kryeministrin me emrin Ramashenko, duke e krahasuar me presidentin e Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko.
“Ky është një frikacak i cili e mori pushtetin me krimin, dhe është i mbajtur peng. Ky është një Ramashenko i dytë, nëse Lukashenko doli me automatik, ky del me antiplumb. Unë kam besim te një zgjim te vjeshta, do ketë një zgjim të madh. Besoj dhe shpresoj që shqiptarët në zgjedhjet e ardhshme do të dinë të votojnë e të zgjedhin deputetë me integritet. Jo si ky parlament, i cili fatkeqësisht u bë show mediatik, teatër, saqë nuk emërohen edhe emisionet televizive, me humorin e tyre lidhur me parlamentin shqiptar. Unë besoj dhe shpresoj që mbas seancës së parë parlamentare të kemi një zgjim të madh qytetar, të shoqërisë civile, socialistëve të zhgënjyer, opozitës së bashkuar”,- deklaroi Lefter Maliqi.
Për Maliqin, opozita duhet të ishte para parlamentit kur u votuan ndryshimet kushtetuese. “Opozita duhet të ishte para parlamentit edhe kur këta me marrëzinë e tyre votuan ndryshimet kushtetuese për të mos patur koalicione. Loja e Ramës me opozitën parlamentare, tashmë të kapur. E kemi thënë. Jemi 11 deputetë që kemi pasur qëndrimin kundër çdo veprimi dhe votimi antikushtetues”,- tha deputeti i pavarur. Për deputetin Lefter Maliqi, me sistemin zgjedhor aktual, tre forcat kryesore politike në vend PS, PD dhe LSI, janë dhe do jenë 3 partitë të cilat do përcaktojnë fatet e qeverisjes edhe për 8 vite. I ftuar në ‘RTV ORA’, Maliqi tha se nëse sistemi do ishte mazhoritar i pastër, mund të kishte dhe kandidatë të pavarur, por nuk do ishte përcaktues.
“Me këtë ligj, nuk dua të fyej ndonjë forcë politike. Mund të ketë ndonjë forcë tjetër politike që mund të marrë 1 apo 2 mandate. Të gjitha forcat kryesore që do përcaktojnë pushtetin, të paktën edhe për 8 vite të tjera janë PS, PD dhe LSI. Këto 3 forca politike janë përcaktuese për fatet e qeverisjes së vendit. Nëse sistemi do ishte mazhoritar i pastër, mund të kishte dhe kandidatë të pavarur. Por, në rastin konkret, asnjë forcë politike përveç Partisë Socialiste, Partisë Demokratike, LSI, PBDNJ, PAA dhe çamëve, nuk shikoj ndonjë forcë tjetër që mund të marrë mandat.’’
Sipas tij, nëse opozita do kishte punuar më shumë, nuk do ishim në këtë gjendje. “Unë e kam thënë dhe e them. Nëse opozita do kishte punuar më shumë për frymëzimin, besimin, shpresën, frymën e bashkimit të madh dhe një qëndrese të fortë, sigurisht që nuk do ishim në këtë gjendje. Opozita është në rritje, dhe do arrijë një fitore spekatolare për shkak të gabimeve skandaloze, korruptive, të kësaj rilindjeje nag një njeri nuk ka lidhje me Partinë Socialiste”,- tha Lefter Maliqi.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje