Policia ndalon 46 vjeçaren, goditi shoqen në kokë

VOTONI SONDAZHIN

A DO TA FITOJË EDI RAMA MANDATIN E TRETË QEVERISËS?

Loading ... Loading ...

Fier – Dy gra janë zënë ku njëra ka goditur tjetrën me sende të forta në kokë, më pas polica ka kryer ndalimin e njërës prej tyre. Ngjarja ka ndodhur në Hasturkas të Libofshës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan shtetasen F. N., 46 vjeçe, banuese në Hasturkas, Fier, pasi në fshatin Hasturkas, për motive të dobëta, ka goditur në kokë me sende të forta (gurë), shtetasen D. K., 56 vjeçe, e cila ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.

Gjithashtu, është ndaluar nga policia për veprën penale “Dhunë në familje” shtetasi A. Th., 41 vjeç, banues në Mbrostar Ura, Fier, pasi për motive të dobëta, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së tij, shtetases A. Th., 39 vjeçe.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje