Parajsa fiskale/ Në dhjetor emrat e pronarëve të kompanive shqiptare

VOTONI SONDAZHIN

A DO TA FITOJË EDI RAMA MANDATIN E TRETË QEVERISËS?

Loading ... Loading ...

Të gjitha kompanitë në vend (përveç personave fizikë) duhet që jo më vonë se 31.12.2020, të identifikojnë pronarët përfitues, si dhe të krijojnë e të mbajnë dokumentet përkatëse për pronarët përfitues. Të dhënat më pas, si emri, mbiemri dhe shtetësia, do të jenë publike në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Krijimi i regjistrit do të zgjasë një vit, (deri në 31 dhjetor 2021).

Është publikuar në Fletoren Zyrtare Ligji për regjistrin e pronarëve Përfitues, i cili për herë të parë në Shqipëri do të mundësojë që të identifikohen pronarët e kompanive të ashtuquajtura offshore, që zotërojnë të paktën 25% ose më tepër të aksioneve/kuotave të kapitalit ose të interesave të pronësisë në një subjekt raportues. Ligji u hartua pas kërkesave të Moneval (një mekanizëm I Komisionit Europian kundër pastrimit të parave), pasi kompanitë offshore, aksionerët e të cilëve nuk janë të identifikuar, krijonin mundësi për pastrimin e parave.

Ligj rregullon përkufizimin e pronarit përfitues, subjektet e detyruara, të cilat duhet të regjistrojnë pronarët përfitues, krijimin, funksionimin dhe administrimin e Regjistrit të Pronarëve Përfitues, procedurën dhe mënyrën e regjistrimit e të mbajtjes së të dhënave të regjistruara të pronarëve përfitues, si dhe masat ndëshkuese në rast të mosregjistrimit të pronarëve përfitues.

Ky ligj zbatohet për të gjitha personat juridikë të regjistruar në Republikën e Shqipërisë si më poshtë (shpk, sha, OJF, zyrat e huaja të përfaqësimit, shoqëritë kolektive dhe çdo subjekt tjetër juridik, i cili me ligj detyrohet të regjistrohet pranë QKB-së).

Nuk kanë detyrim vetëm personat fizikë, tregtarë të regjistruar në regjistrin tregtar si dhe ndërmarrjet me pronësi shtetërore, partitë politikë, e shoqëritë fetare.

Rpnarët përfitues

“Pronar përfitues”, quhet individi i cili ka në pronësi ose kontrollon i fundit subjektin dhe/ose individi në emër të të cilit po kryhet një transaksion ose veprimtari dhe përfshin të paktën:

1.1.1 Individi i cili ka në pronësi ose kontrollon i fundit një person juridik, përmes pronësisë direkte ose indirekte të një përqindje të mjaftueshme të aksioneve ose të drejtave të votimit ose të pjesëmarrjen në kapitalin e atij entiteti, përfshirë përmes mbajtjes së aksioneve, ose përmes kontrollit nëpërmjet mjeteve të tjera, ose përfiton nga transaksionet e kryera nga personi juridik në emër të tij

1.1.2 Themeluesi ose përfaqësuesi ligjor ose individi që ushtron kontrollin e fundit efektiv në administrimin dhe kontrollin e organizatave jofitimprurëse, ku përfshihen fondacionet, shoqatat, qendrat, si dhe degët e organizatave jofitimprurëse. Kontroll i fundit efektiv është marrëdhënia në të cilën një person:

a) përcakton vendimet e marra nga organizata jofitimprurëse;
b) kontrollon në çdolloj mënyre zgjedhjen, emërimin dhe largimin e shumicës së organeve vendimmarrëse dhe/ose organeve ekzekutive të organizatës jofitimprurëse.
1.2. Në rastin e një trusti ose marrëveshjeve të tjera ligjore: 1.2.1 Krijuesi i trust-it, kujdestari/i mirëbesuari, mbrojtësi, nëse ka, dhe përfituesit ose kur personat që përfitojnë nga marrëveshja ligjore ose entiteti ende nuk janë përcaktuar, klasa e personave për interesin kryesor të të cilëve marrëveshja ligjore ose entiteti është krijuar ose operon; çdo individ tjetër që ushtron kontrollin e fundit mbi trustin me anë të pronësisë direkte ose indirekte ose me mjete të tjera.

Regjistri i Pronarëve Përfitues do të administrohet nga Qendra Kombëtare e Biznesit

Regjistri i Pronarëve Përfitues përmban të dhënat e mëposhtme:

3.1 Të dhënat e përgjithshme për subjektin raportues:

a) numri unik i identifikimit të subjektit (NUIS);
b) emri i subjektit raportues.
3.2 Të dhënat e detyrueshme për pronarët përfitues të subjektit raportues:

3.2.1 Të dhënat e identifikimit:

a) për shtetasit shqiptarë:
– emri dhe mbiemri;

– numri i identifikimit personal;

– datëlindja;

– shtetësia;

– adresa e rezidencës së përhershme;

b) për shtetasit e huaj:
– emri dhe mbiemri; –

numri i identifikimit personal;

– datëlindja;

– numri i pasaportës dhe shteti lëshues;

– data e lëshimit dhe data e skadimit të pasaportës;

– shtetësia;

– adresa e rezidencës së përhershme;

c) për refugjatët/personat pa shtetësi:
– emri dhe mbiemri;

– numri i dokumentit të udhëtimit;

– datëlindja;

– shteti që ka lëshuar dokumentin e udhëtimit;

– data e lëshimit dhe data e skadimit e dokumentit të udhëtimit.

3.2.2 Data e përcaktimit të individit si pronar përfitues.

3.2.3 Lloji dhe përqindja e pronësisë:

3.2.3.1 Direkte;

3.2.3.2 Indirekte.

Të dhënat që do jenë publike

Të dhënat e regjistruara në Regjistrin e

Pronarëve Përfitues, të cilat do të jenë lirisht të aksesueshme dhe publike janë:

a) emri dhe mbiemri i pronarit përfitues;
b) shtetësia;
c) viti dhe muaji i lindjes;
ç) data e përcaktimit të individit si pronar përfitues;

d) lloji dhe përqindja e pronësisë:
– direkte

– indirekte

Të dhënat e tjera do të mund të aksesohen nga personat e autorizuar dhe institucionet publike.

AFATET

Subjektet raportuese ekzistuese, duhet jo më vonë se 31.12.2020, të identifikojnë pronarët përfitues, si dhe të krijojnë e të mbajnë dokumentet përkatëse për pronarët përfitues.
Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Agjencia Kombëtare për Shoqërinë e Informacionit do të krijojnë Regjistrin e Pronarëve Përfitues jo më vonë se data 31.1.2021.
Subjektet raportuese ekzistuese duhet të regjistrojnë të dhënat e kërkuara nga ky ligj për pronarët e tyre përfitues jo më vonë se 60 ditë kalendarike nga krijimi i regjistrit./ KJ

Be the first to comment

Lini një Përgjigje