Panik tek pushuesit, Breshëri plumbash mbi hotel Voloreka

VOTONI SONDAZHIN

A DO TA FITOJË EDI RAMA MANDATIN E TRETË QEVERISËS?

Loading ... Loading ...

Pogradec – Mëngjesi i sotëm është hapur sërish me breshëri automatiku ende pa lindur djelli në drejtim të hotelit “Voloreka” në Tushemisht të Pogradecit. Ky është rasti i dytë brenda shtatë ditëve që sulmohet ky biznes i Jetmir Muçollarit, i cilli ka deklaruar se nuk di të jetë në konflikt me njeri.

Më 1 gusht disa persona kanë qëlluar me 3 plumba në drejtim të këtiij biznesi, ndërsa mëngjesin e sotëm kanë qenë 2 persona që kanë qëlluar mbi 100 herë me armë zjarri në drejtim të biznesit, ku 8 makina luksoze kanë pësuar dëmtime të rënda dhe janë thyer disa xhama të hotelit. Të njëjtat burime bëjnë me dije se autorët kanë qëlluar me armë zjarri edhe në drejtim të dhomës së hotelit, ku ndodhej djali i Jetmir Muçollarit. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

Pas ngjarjes, autorët janë larguar në këmbë dhe dyshohet se të shtënat kanë qenë një paralajmërim për pronarin, Jetmir Muçollarin (foto).


Pronari i hotelit Jetmir Muçllari ka treguar për mediat se: “Kanë qenë dy persona në këmbë,të cilët kanë qëlluar me kallashnikovë, duke shkrehur disa karikatore në drejtim të makinave të parkuara dhe hotelit. Atentatoret kanë qelluar disa herë në drejtim të dhomës ku flinte djali dhe dy dhomave në të cilat kishte pushues. Dyshoj se objektiv i atentatit te sotem dhe atij qe ndodhi para nje jave ka qenë djali im. Edhe para nje viti kanë djegur makinen e djalit, per shkak të një konflikti verbal me dy persona, njeri prej të cilëve u denua nga Gjykata e Pogradecit për zjarrvënie të qëllimshme. I kam denoncuar me emra autoret por policia nuk po vepron. Kërkoj azil për dy djemtë pasi ketu ju kërcenohet jeta”.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje