Zjarri shkrrumbon fasonerinë në Skrapar

VOTONI SONDAZHIN

A DO TA FITOJË EDI RAMA MANDATIN E TRETË QEVERISËS?

Loading ... Loading ...

Fasoneria e Skraparit është djegur pasditen e sotme nga një zjarr i rënë në ambientet e saj.

Punonjësit që kanë qenë brenda kanë kaluar momente paniku, por kanë arritur të dalin jashtë, duke mos u lënduar asnjëri prej tyre. Në fasoneri prodhoheshin këpucë, sandale e së fundmi edhe çanta.

Pamjet tregojnë zjarrin dhe tymin e zi që ka mbuluar gjithë ndërtesën, ndërsa punonjësit dhe banorët e ndodhur aty janë distancuar që të mos rrezikojnë lëndimin. Akoma nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit në fasoneri.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje