Guvernatori Sejko: Pritet rritje e papunësisë dhe borxhit

VOTONI SONDAZHIN

A DO TA FITOJË EDI RAMA MANDATIN E TRETË QEVERISËS?

Loading ... Loading ...

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, deklaroi sot në një konferencë për media se pandemia e koronavirusit ka goditur rëndë ekonominë shqiptare.

Sejko deklaroi se aktiviteti ekonomik shënoi pikun e ngadalësimin në 3-mujorin e dytë të këtij viti, ndërsa sipas tij, rritje ekonomike do të kemi vetëm në vitin 2021. Kjo situatë, tha Guvernatori Sejko, pritet të shoqërohet me ulje të punësimit dhe rritje të papunësisë, si dhe rritje të borxhit përgjatë këtij viti.

Për këtë arsye, Sejko u shpreh se Këshilli Mbikëqyrës ka vendosur të lërë të pandryshuar normën e interesit, përkatësisht në vlerën 0.5%.

“Pandemia ka sjellë një goditje të rëndë për ekonominë shqiptare. Aktiviteti ekonomik ka pësuar një ngadalësim të fortë. Ekonomia u kontraktua 2.5% në 3-mujorin e parë. Kjo pritet të shoqërohet me ulje të punësimit dhe rritje të papunësisë, si dhe rritje të borxhit gjatë vitit 2020. Kjo situatë ka sjellë vështirësi financiare për shumë biznese e familje shqiptare. Aktiviteti ekonomik shënoi pikun e ngadalësimit në 3-mujorin e dytë të vitit, ndërsa pritet që rritje të shënojë vetëm në vitin e ardhshëm. Ky skenar është i kushtëzuar nga ecuria e mëtejshme e pandemisë, nga ndikimi i pandemisë në sjelljen e ardhshme të biznesit dhe konsumatorit. Këshilli Mbikëqyrës ka vendosur të lërë të pandryshuar normën bazë të interesit, në vlerën 0.5%”, tha Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Sejko.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje