Genc Ruli sugjeroi që Berisha të mos kandidojë për deputet

VOTONI SONDAZHIN

A DO TA FITOJË EDI RAMA MANDATIN E TRETË QEVERISËS?

Loading ... Loading ...

Genc Ruli, ish-themelues i PD-së dhe njeri me peshë në historinë e kësaj partie, ka folur sot për ABCnews. Ndër të tjera kur u pyet për kandidimin e Sali Berishës në zgjedhjet e prillit 2021, ai përdori një elokuencë tipike ruliste.

“Lavdia e zotit Berisha do të mjaftonte për dy jetë, jo për një, por ai është një njeri energjik, pa diskutim. I takon atij të shprehet për këtë gjë. Secili duhet të dijë ta ruajë vetë lavdinë dhe shkëlqimin e tij. Ti vendos që karriera ime politike ka qenë e vrullshme, ka kaluar në të gjitha kulmet e saj, sot është dita që unë ta mbyll, për të mos ta mbyllur të tjerët ty.”.

Ai ka folur si anëtar i Komisionit Përzgjedhës të kandidaturave për deputet në PD. Dhe Ruli kurrë nuk flet asnjë fjalë pa e menduar dhe bluar në trurin e tij elektronik. Pra duke e lavdëruar ish-kryeministrin Berisha, me një finesë shembullore, Genc Ruli ka sugjeruar se zoti Berisha nuk duhet të kandidojë, pra ta mbylli me shkëlqim karrierën.

Pyetjet pas kësaj interviste janë të shumta nga publiku në rrjetet sociale si fjala vjen “A e ka thënë me mendjen e tij apo i ka sugjeruar Lulzim Basha?”, “A mendon PD se pa emrin e Berishës në votime do bjerë numri i votuesve?”, “A kërkohet që të mos jetë Berisha në parlamentin e ardhshëm se mos ka ndonjë skemë bashkëqeverisje PS-PD, por Berisha nuk do ta lejonte?”, ” Apo dy gjela në një kotec (PD) nuk shkojnë?”, “Apo me moskandidimin e Berishës, PD-ja synon të thithë pjesën gri të elektoratit?”, ” Mos ndoshta me këtë lëvizje selia blu synon të marrë votat edhe të një pjese të socialistëve të pakënaqur me Ramën, por që nuk votojnë Berishën?”, etj etj.

Mjafton të shikosh komentet pas intervistës së Genc Rulit!

Genc Ruli e hodhi benzinën te lista me emrin e Sali Berishës, kurse shkrepsen e mban Besnik Mustafaj.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje