Operacioni policor “Agimi” prangos të tretin, ishte në kërkim

VOTONI SONDAZHIN

A DO TA FITOJË EDI RAMA MANDATIN E TRETË QEVERISËS?

Loading ... Loading ...

Fier – Operacioni antidrogë i koduar “Agimi”. ka vene ne pranga edhe personin e trete qe ishte shpallur ne kerkim nga policia.

Shkon në 3 numri i të ndaluarve në kuadër të këtij operacioni.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim K. L., 28 vjeç, banues në Fier.

Ndalimi i 28-vjeçarit u bë pasi Prokuroria Fier ka nxjerrë urdhër ndalimi për këtë shtetas si bashkëpuntor në veprimtarinë kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, me shtetasit L. M dhe N.M (të arrestuar më datë 30 korrik 2020).

Gjatë operacionit u sekuestruan 5.1 kg kanabis, municion luftarak dhe një sasi parash.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje