Çuko i LSI-së: Diegia e pyllit të Semanit, ngjarje kriminale

VOTONI SONDAZHIN

A DO TA FITOJË EDI RAMA MANDATIN E TRETË QEVERISËS?

Loading ... Loading ...

Nga Arben Çuko – Nëse do të jetë e vërtetë ajo që po ndodh në pyllin e Semanit atëherë do të ishte kriminale!

Si të mos mjaftontonin tokat jo prodhuese nga niveli i lartë i kripës,tani vëmendja për grabitjen e hapësiave të tokave bujqësore,si rasti në sektorin e Semanit do te ishte vërtet kriminale nëse zjarrë venia të jetë bërë e qëllimt për shfrytëzimin me paneleve fotovoltaike.

Vijon zjarri në pyllin e Semanit, i cili ka rënë që prej ditës së pardjeshme duke djegur pishat dhe shkurret e zonës.

Sipërfaqja e demtuar 6000×150m e barabart me 900 000 m2 pyll pishe dhe shkurre.

Asnjë sqarim nga Bashkia Fier dhe Drejtoria Rajonale e Mjedisit Fier ku në këtë shkatërrim mjedisor që po i bëhet Topojës as nuk shqetësohen fare për ngjarjen.

Prandaj autoritetet përkatëse duhet të sqarojnë ngjarjen dhe të gjejnë shkakëtarët e vënies së zjarrit në të kundërt prokuroria duhet të nisë menjëherë hetimet për ngjarjen.

Pylli i Semanit është i përbërë kryesisht nga drurë pishe dhe shkurre të shumta, ndërsa zona është e frekuentuar edhe nga turistë të shumtë që vizitojnë plazhin e zonës.

Flakët fillimisht përfshinë disa shkurre dhe më pas edhe pisha, kryesisht të reja, por nuk kanë shpëtuar edhe ato 50-vjeçare.
Mosfunksionimi i bashkpunimit midis Policise Fier,Bashkisë dhe Prefekturës ka cuar në mosreagimin në kohë për ngjarjen.

Flakët janë favorizuar nga shkurret dhe era, duke bërë që të digjen edhe pjesë të kurorës së pishave në Pyllin e Semanit.

Bashkia Fier,Drejtoria Rajonale e Mjedisit Fier duhet menjëherë të reagojë për ngjarjen gjithashtu i bëj thirrje Prokurorisë të hetoj ngjarjen dhe të vendosë para ligjit shkaktarët e këtij krimi mjedisor.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje