Miho: Kur drejtësia mungon na mbetet të bojkotojmë kampionatin

Deklarata e trajnerit të Albpetrol, Marjol Miho pas ndeshjes Maliqi-Albpetrol:

“Është turp dhe skandaloze, kjo që ndodh në kategorinë tonë. Nuk e di se ku e gjejnë kurajon këta njerëz që po e çojnë futbollin në këtë nivel. Jam i shokuar shumë, nuk di çfarë të them, është e treta herë që na ndodh me Maliqin një padrejtësi në këto përmasa. Gjoja marrim garanci se nuk do të ndodhë e njëjta gjë si dy ndeshje më parë dhe na sjellin një albitër palaço të albitrojë. Goli i parë 3 metra, offside goli i dytë, atë penallti vetëm albitri e di se ajo nuk ishte penallti, por duhet ta jepte, sepse ishte hera e parë që Maliqi shkonte në zonën tonë, duke mos i mjaftuar kjo nuk na jep tri penallti neve të arsyeshme, por u jep atyre penallti pakuptim?! Tashmë më thoni ju mua ku ta gjejmë ne drejtësinë, ku të ankohemi ne për këto vjedhje bastarde? Kur ne punojmë për vite e vite dhe ky është viti i tretë që këta na vjedhin kaq hapur, më mirë nuk marrim pjesë fare.”

🗣️ Marjol Miho (trajneri i Albpetrol)

shkrimi i marr nga rrjetet sociale te klubit Albpetrol

Be the first to comment

Lini një Përgjigje