Hasmêria, tentuan ta ekzekutojnë në shtëpinë e tezes 50 vjeçarin.

Fier – Nje atentat ka ndodhur pak pas mesnate ne Fier ne Lagje  “Mbrostar Ferko”.

Mesohet se rreth ores 00:30, ne lagjen Mbrostar-Ferko, Fier, eshte plagosur me arme zjarri ne  banesen e tezes se tij ku ishte strehuar per vetembrojtje.

50-vjeçari Nihat Xhaferraj i cili mbeti i plagosur dhe behet  fjale per nje  atentat, pohojne burime

kofidenciale nga policia. Mesohet se e gjithe ngjarja e ka zanafillen te nje  konflikt i meparshem mes tij e fisit te tij, me nje fis tjeter ne Selishte te Vlores dhe i plagosuri kish ardhur e strehoej tek tezja nga frika e ndonje hakmarrje. Megjithate keto mbeten per t’u konfirmuar midis policise Vlore dhe Fier.

Familjarwt pensioniste te te  plagosurit  jane shume te frikesuar dhe te tronditur nga ngjarja.

Xhaferraj kishte marre urdher mbrojtjeje pas ngjarjeve dhe vrasjeve që kishin ndodhur në fisin e tij e per kete arsye strehohej tek shtepia e tezes se tij.

Ne erresire te plote, ata jane  futur ne oborrin e shtepise ku ndodhej 50-vjeçari  duke kaluar murin mbrojtes te  nje banese ngjitur qe ishte e pabanuar.

Kane tentuar ta qellojne nga dritarja, por Nihat Xhaferraj ka shpetuar me vetem nje plagosje ne krah i cili pas marrjes se mjekimit ne fier eshte derguar per Tirane.

Mbetet ende per t’u sqaruar per se me çfare kane qelluar. Me pas ata jane larguar dhe ne Levan kanë djegur automjetin tip “Benz,”ku morem dhe njofim nga policia

Be the first to comment

Lini një Përgjigje