Fiksimi i VIP-ve/ Ky aksesor është kthyer në trend

Personazhet e njohur të showbiz-it shpeshherë sjellin trende të reja me veshjet apo aksesorët që vendosin. Këtë herë trend duket të jetë shalli në kokë.

Këtë aksesor po ja shohim gjithnjë e më shumë VIP-ave që nga Xhensila Myrtezaj, Dhurata Dora, Loredana e Tayna.

Xhensila vendosi ta kombinonte një shall shumëngjyrësh në kokë, me një veshje komplet të bardhë me të cilën u shfaq në videoklipin e këngës “Panorama”.

Dhurata Dora gjithashtu u shfaq me një shall në kokë në videoklipin e këngës “Ferrari”.

Të njëjtin stil e pamë edhe tek videoklipi i ri i Loredanës me titull “Geh Dein Weg”.

Po ashtu edhe Tayna postoi në Instagram një foto gjatë pushimeve ku shfaqej me shall dhe rroba banjo.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje