Ja çmimi marramendës i fustanit kuq të Luana Vjollcës

Para disa ditësh në media bëri bujë lajmi i bashkëpunimit të Luana Vjollcës me këngëtarin latin, Jay Santos. Xhirimet kanë përfunduar dhe kënga do të publikohet së shpejti.

Luana ka zbuluar një ndër fustanet e videoklipit, me anë të një fotoje të publikuar në Instagram. Ajo shihet e veshur me një fustan të kuq me dekolte të hapur. Mirëpo e dini sa kushton?

Faqja “What they wearing” ka treguar se fustani i veshur nga Luana kushton plot 4.998 euro. Për veshjen e saj është kujdesur stilisti me famë botërore Philip Plein.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje