Ronaldo/ Juventusi me motiv shtesë në Ligën e Kampionëve

Portugalia do të jetë në qendër të vëmendjes së tifozëve të futbollit, pasi që në Lisbonë do të luhen fazat prej çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve – gjë që është përshkruar si “dhuratë për vendin”. E dhuratë më e madhe për ta do të ishte kualifikimi i Juventusit, në mënyrë që Ronaldo ta ketë mundësinë ta fitojë trofeun në vendlindje.

Evropa është goditur nga përhapja e koronavirusit në botë dhe UEFA vendosi në maj që ta ndërrojë formatin e garën, duke i zhvilluar të gjitha ndeshjet nga çerekfinalet në Portugali, transmeton Gazeta Express.

Duke i bërë bashkë të tetë skuadrat pjesëmarrëse në të njëjtin qytet, UEFA do të ketë mundësi ta monitorojë me më kujdes organizimin e garës, me shpresën se s’do të shfaqen probleme me infektime të shumta.

Sipas drejtorit ekzekutiv të Institutit të Portugalisë për Administrim dhe Marketing, Saniel Sa, Portugalia parashikon përfitim rreth 50 milionë euro shtesë, shkaku i organizimit të Ligës së Kampionëve në vend, përkundër që ndeshjet do të zhvillohen pa tifozë.

“Ne besojmë se do të vijnë më shumë sesa 15 mijë tifozë, pa bileta natyrisht, që do të mblidhen këtu gjatë atyre 12 ditëve të garës dhe thjesht do të argëtohen përreth turneut”, ka thënë Sa.

“Portugalia është një vend që e do futbollin, kështu që organizimi i një gare të tillë me top tetë skuadrat evropiane përgjatë 12 ditëve në Portugali, në një vit ku s’patëm futboll për tre muaj, kjo është një dhuratë për vendin”.

Juventusi do të ketë motivim shtesë në këtë garë, nëse e arrin kualifikimin duke ia përmbysur rezultatin Lyonit, pasi që Sa thotë se portugezët e duan jashtëzakonisht shumë bashkëkombasin e tyre në Juventusit, Ronaldon. 

Be the first to comment

Lini një Përgjigje