Lallana lojtar i Brightonit

Brighton ka kompletuar nënshkrimin me Adam Lallana nga Liverpool

32 vjeçari ka nënshkruar kontratë 3 vjeçare me skuadrën që luan në Amex Stadium.

Lallanas i kishte skaduar kontrata me Liverpoolin në fund të këtij sezoni dhe ai me të marrë titullin ishte përshendetur me lotë në sy me skuadrën e Reds.

Pas kësaj, Brighton që arriti të mbijetoj në Premier Ligë edhe për një sezon ka nënshkruar me lojtarin.

Trajneri i Brighton, Graham Potter ka reaguar pas këtij transferi.

“Nuk ka dyshim që kualiteti Adamit dhe nëse shikoni në CV-në e futbollit shohim aftësitë e tij prej një futbollisti të madh”, ka thënë ai. 

Be the first to comment

Lini një Përgjigje