Viola Spiro, nga lidhja me biznesmenin te barku i rrumbullakosur

Moderatorja e sportit, Viola Spiro, ka qenë gjithnjë e rezervuar për jetën e saj private, por çështjet e saj të zemrës kanë tërhequr vëmendjen e kujtdo.

Këtë verë, vajza me linjat e kuruara duket se ka hequr dorë jo vetëm linjat perfekte, por edhe nga djemtë problematikë. Në këto foto paparazzi plazhi të kësaj vere, Viola duket se ka shtuar pak në peshë me barkun e rrumbullakosur, kilogramë që nuk ia zbehin sharmin.

Ndërsa për sa i përket jetës private, ajo duket se ka hequr dorë nga lidhjet problematike. Mediat po flasin se dy vite pas nga ndarjes nga i ashtuquajti “bos i drogës”, Viola ka nisur një histori të re me një biznesmen, i cili ka profil të ulët në publik dhe është i rezervuar.

Mediat kanë zbuluar se Viola po jeton një histori të re dashurie, larg kamerave, por me një emër të njohur në fushën e biznesit të gazit në Shqipëri.

Arbër quhet partneri i moderatores. Ai ka një profil personal në “Twitter” dhe nëse kërkon mbi emrin e tij në “Google”, me siguri do ta gjeni mes titujve që flasin për marrëveshjen e mirëmbajtës së gazsjellësit TAP. Ndoshta për shkak të kësaj lidhjeje serioze, gjen shpjegim dhe deklarata e Violës pak kohë më parë se kishte vendosur të mos postonte më foto me bikini dhe të mos ketë më epitetet si “vajza seksi”.

Në një intervistë për “Wake Up”, pas shumë kohësh që nuk e shihnim si të ftuar televizive, ajo u shfaq krejt ndryshe në stil dhe mendime. Tashmë një vajzë e mbledhur, Viola Spiro tregoi se ka ndryshuar në shumë aspekte. Nga pushimet e luksit dhe fotot seksi me bikini, Viola la të nënkuptohej se tashmë s’do ta shohim në asnjë foto me të brendshme, pasi ka vendosur të mos ketë më epitetin “vajza seksi”.

“Këto janë foto të para dy vitesh dhe nuk ka shans të postoj më foto me bikini. Asnjëherë nuk mund të më shohësh totalisht me bikini. Mendoj se jam rritur, nuk e shoh dot më veten ashtu. Nuk do më pëlqente të shfaqesha gjithë kohës ashtu, pasi dua të largohem nga epitetet ‘vajza seksi’. Kam qenë e vogël, kur nuk i mendonim gjërat, postimet, nuk më komplekson, thjesht mendoj se është më mirë për figurën time të jem serioze. Ishte një moment që po e shikoja veten time në verë dhe thashë se do ishte më mirë ta shikoja veten me golfin deri te hunda”, u shpreh prezantuesja e sportit.

Pak kohë më parë, Viola Spiro ishte në qendër të vëmendjes pas lidhjes me ish-të dashurin e saj, Valentin Selaj, nga i cili u nda në fillim të vitit 2019. Historia e tyre u komentua në media pasi i dashuri i saj, i cili u arrestua në nëntor të vitit 2017 nga policia holandeze, pas daljes nga qelia e paraburgimit, ku qëndroi rreth 20 javë, u la në gjendje të lirë në fillim të muajit prill.

Ata e rifilluan lidhjen me kthimin e tij, madje janë fotografuar edhe duke festuar kthimin e tij në Tiranë. Jeta e tyre ishte e mbushur me luks dhe pushime të shtrenjta. E pas gjithë problemeve që kaluan mendohej se çdo gjë mes tyre ishte zyrtare, por gjërat mes tyre morën fund dhe Viola Spiro e bëri vetë të qartë këtë.

Viti 2019 erdhi me ndryshime jo vetëm në anën profesionale të Viola Spiros, por edhe në çështjet private. Pasi la RTSH-në për të nisur punë si moderatore e “Sport plus” në “Klan Plus”, ajo kaloi edhe një periudhë jo të mirë sa u takon çështjeve të zemrës. Miq të afërm të prezantueses deklaruan se Viola tashmë është ndarë nga partneri i saj, i ashtuquajtur “problematik” nga mediat italiane, ndërkohë që ai kishte nisur një lidhje të re.

E, me sa duket, ndarja nuk ka qenë e thjeshtë për Violën, duke u nisur nga fakti që ajo dha disa intervista për këtë lidhje të bukur dhe të konsoliduar, por asnjë për ndarjen.

Kujtojmë që jeta e ish-velinës shqiptare Viola Spiro mori një drejtim të ri që pas bujës mediatike, ku u bë pjesë fillimisht e shtypit italian si e dashura e të ashtuquajturit “Zoti i drogës”, Valentin Selaj.

Gjatë pushimeve të saj në Jug, para dy vitesh ajo u shpreh gjatë një interviste se po mendonte ta braktiste Shqipërinë e të niste jetë të re, pikërisht aty ku ishin vendosur prej disa kohësh prindërit e saj, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Dua të largohem për disa kohë. Të shkoj te prindërit, do të bëj edhe një trajnim atje. Pas shumë viteve në televizion, dua të shkëputem dhe duhet të jetë diçka pak më ndryshe për t’u rikthyer në televizion. Nëse nuk më shikoni në ekran, dijeni që kam ikur në Amerikë”, i tha Viola në bisedë e sipër moderatores.

Por duket se planet iu prishën e ndoshta kjo lidhje e re është arsyeja e transformimit të jetës së saj në vetëm dy vite./panorama

Be the first to comment

Lini një Përgjigje