Ish i burgosuri më simpatik në botë merr vëmendje

Pavarësisht se u konfirmua se ende po vazhdon lidhja e tij dy vjeçare me të fejuarën, Chloe Green, modeli Jeremy Meeks u pa shumë i lumtur në shoqërinë e një modeleje gjatë një dalje së bashku.

Jeremy u pa në një restorant në West Hollywood me Erica Peeples.

Si një gjentilmen i vërtetë ai i ndihmoi asaj me shumë kujdes gjatë daljes nga makina.

Mediat raportojnë se dyshja qëndruan brenda restorantit për më shumë se dy orë.

Jeremy, i cili ka fituar një rol prodhimin Netflix së bashku me Erica “True to the Game 2”, shmangi të gjitha pyetjet rreth raportit me të fejuarën e tij miliardere, e cila u pa muajin e kaluar në jahtin 150 milionësh në Monte Carlo me Rommy Gianni.

Meeks dhe Green kanë një djalë 1 vjeç së bashku.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje