Naftëtarët e UPN në Ballësh lajmërojnë për protestë

Mallakastër – Naftëtarët e UPN në Ballësh duke parë indiferencën e shtetit dhe papunësinë e tyre prej muajsh kane vendosur që të ngrihen ne protetsë të pemten para godinës së bashkisë.

Ja çfarë shkruajnë ata në faqen e tyre në rrjetin social facebookë

Sot në rafinerinë e Ballshit u mblodh grupi organizator i naftëtarëve, ku u diskutuan problemet e thella ekonomike që po kalojnë naftëtarët, të papunë prej 7-8 muajsh. Mes tyre kishte shumë revoltë për indiferencën qeveritare dhe nëpërkëmbjen e të drejtave të tyre. Ata janë pa punë, pa paga dhe pa perspektivë. Por ende kanë besim te fuqia e tyre. Prandaj të premten në orën 10:00 do të mblidhen në protestë përpara Bashkisë së Ballshit si hap i parë drejt përshkallëzimit të rezistencës së tyre. Ne jemi me ta dhe mes tyre!

Be the first to comment

Lini një Përgjigje