Kur mundësit fierakë bëhen bashkë si dikur

Nuk ka më bukur kur mundësit bëhen bashkë, kujtojnë kohën kur ndesheshin e fitonin trofetë, Pas kaq vitesh përsëri bashkë, ashtu si dikur, jashtë politikës, jashtë ngjyrave të saj, bashkë pse jo edhe për të “mposhtur” covid-19.

Ja dhe postimi i fierakut Arben Çuko në llogarinë e tij në rrjetin social facebook.

Ndjehesh mirë mes miqësh dhe kampion të vërtetë por mbi të gjitha me sportistë plot vlera! Me profesorin e nderuar,mik njëkohësisht dhe shokë i mirë z.Hetem Ferko ku vlerësohet nga Federata e Mundjes Klasike si dhe nga Shoqata e Mundjes Klasike e Shqipërisë, dhe i ndjeri Harrilla Bare ish kampion në peshat e rënda. Bashkëbiseduam dhe ndamë emocionet e ndeshjeve me ish sportistë të mundjes klasike si dhe me sportistë kampion si Iljaz Guri,Shkëlqim Korka,Ndriçim Spahiu,Kadri Nuri,Krenar Luto si shumë sportistë elitar nga gjithë mundësat e Shqipërisë.
Tradita vazhdon nga i ndjeri Muhamet Malo dhe te sportistë dhe biznesmenë të tjerë.
Një falenderim i veçantë shkon për shokun e ekipit tonë Lili Bare fitues në vitin 1985 në 10 sportistët më të mirë të qytetit Fier,për organizimin e këtij takimi që mbanë traditën gjallë, e cila ka qënë ndër vite.
Sportistët e mundjes klasike
nuk janë thjeshtë mundësa por ata janë bëre bizesmenë të shkëlqyer, politikanë madje edhe deputetë.
Falenderim dhe mirënjohje për Presidentin e Federatës së Mundjes klasike z.Martin Biba
Me çertifikata mirënjohje për arritje të rezultateve të larta u vlerësuan Kadrush Trakalaçi Cenko Ibrahimi, Përparim Malaj, Ferdinant Doksani, Xhelal Jaho, Alfred Ferko, Arben Çuko, Servet Cenka etj.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje